Vdekja e punëtorit në Gramsh. Arrestohet drejtuesi i kamionçinës, kreu manovra të gabuara

schedule09:34 - 2 Dhjetor, 2023

schedule 09:34 - 2 Dhjetor, 2023

Është zbardhur ngjarja e ndodhur një ditë më parë në Gramsh, ku humbi jetën 51-vjeçari, punëtori i një firme ndërtimi pas një aksidenti në punë.

Uniformat blu kanë vënë në pranga 53-vjeçari Kujtim Hysa, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Arrestimi i 53-vjeçarit u bë pasi rezultoi se gjatë procesit të punës për ndërtimin e një hidrocentrali, ka kryer manovra të gabuara me kamionçinën që drejtonte (automjet në pronësi të firmës së ndërtimit), dhe si pasojë është dëmtuar 51 vjeçari, i cili humbi jetën gjatë transportimit në spital.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti kamionçinë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!