Ditën e djeshme u nda nga jeta në moshën 99-vjeçare Princi Philip, tre javë pasi kishte dalë nga spitali, ku kishte kryer dhe një ndërhyrje të komplikuar në zemër. Sipas traditës, pas vdekjes së një anëtari të familjes mbretërore, familja është në zi për 8 ditë.
Ende nuk ka informacione për varrimin, por thuhet se ceremonia mortore do të kryhet në Kishën St George.
Pyetja që shumë njerëz kanë është nëse Duka dhe Dukesha e Sussex, do të marrin pjesë na varrim, duke marrë parasysh krizën mbretërore që ndodhi disa javë më parë dhe vendimit të tyre më shumë se një vit më parë për të hequr dorë nga titujt mbretërorë.
Ka pasur disa spekulime nëse çifti që jeton tani në Kaliforni, do të marrë pjesë në varrim.
Daily Mail citon një burim anonim pranë familjes duke thënë se Princ Harry do të bëjë të pamundurën për t’u kthyer në Mbretërinë e Bashkuar dhe për të qenë pranë familjes.
Burimi tha për gazetën se “Duka i Sussex nuk do të dëshironte asgjë më shumë sesa të ishte pranë familjes së tij në këtë moment të vështirë, sidomos pranë gjyshes (mbretëreshës Elizabeth II)”.
Ndërsa përsa i përket Meghan Markle, e cila është shtatzënë, duhet të këshillohet me mjekun nëse mund të udhëtojë kaq larg./e.b-abcnews.al