“Autoritetet iraniane e konsiderojnë vdekjen presidentit të Iranit një aksident dhe nuk janë të prirur për ndonjë teori konspirative. Në këtë fazë nuk shoh ndryshime të mëdha në strukturën e brendshme të Iranit”, tha kryeministrja italiane Giorgia Meloni, duke iu referuar vdekjes së presidentit iranian Ebrahim Raisi.
“Dua të shpreh solidaritetin tim dhe solidaritetin e Italisë me qeverinë dhe popullin e Iranit”, shtoi Meloni.
“Shpresoj se lidershipi i ardhshëm politik i Iranit do të ketë dëshirën për të kontribuar në stabilizimin dhe paqen në rajon.
Ne jemi vazhdimisht në kontakt me aleatët tanë europianë dhe G7 sepse kjo është një ngjarje që është pjesë e një situate komplekse rajonale.
Së shpejti do të takoj ministrat përkatës të qeverisë sime dhe krerët e shërbimeve të sigurisë për një vlerësim të përgjithshëm të situatës. Dhe ndërkohë jam në kontakt me homologët e mi”, përfundoi kryeministrja italiane.
/abcnews.al