Vdekja e kryetares së KINAL-it, Fofis Gennimata, ka shkaktuar pikëllim në politikën greke. Trishtim ka mbizotëruar edhe në seancën plenare të Kuvendit të Greqisë ku është mbajtur një minutë heshtje.
Ndërkohë, kryeparlamentari Konstantinos Tassoulas dhe deputetët lanë disa lule në karrigen ku ajo ishte ulur vitet e mëparshme.
Ministrat dhe deputetët e të gjitha partive kanë qëndruar sot aty, dukshëm të emocionuar, duke u përpjekur të ngushëllojnë njëri-tjetrin për humbjen e papritur të kryetares së KINAL-it.
Parlamenti do të ndërpresë punën për këtë javë, duke nderuar kujtimin e politikanes. g.v/abcnews.al