Tre burra janë arrestuar në lidhje me vdekjen e pesë emigrantëve në Kanalin Anglez të martën, tha Agjencia Kombëtare e Krimit të Mbretërisë së Bashkuar.
Burrat janë arrestuar për lehtësimin e imigracionit të paligjshëm dhe për hyrjen ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar, thuhet në një deklaratë.
Pesë persona, përfshirë një vajzë shtatëvjeçare humbën jetën në një përpjekje për të kaluar Kanalin Anglez.
Në gomone ndodheshin 112 persona.
/abcnews.al