Vdekja e një tjetër afro-amerikani, Anonymous sulmon policinë e Atlantës

schedule10:41 - 15 Qershor, 2020

schedule 10:41 - 15 Qershor, 2020

Grupi i hakerave ‘Anonymous’ ka goditur departamentin e policisë së Atlantës, për shkak të vdekjes së një tjetër afro-amerikani, Rayshard Brooks.

Grupi shkroi në Twitter: “Anonymous ka ndërmarrë një aksion kundër policisë së Atlantës për ekzekutimin, kërkojmë arrestimin e dy vrasësve.

Faqja online e departamentit policor ishte jashtë linje për pjesën më të madhe të mëngjesit të së dielës.

Ky veprim i grupit të hakerëve erdhi pas vrasjes së Brooks nga oficeri Garret Rolfe mbrëmjen e së premtes.

Filmimi i ngjarjes tregon se Brooks i rezistoi arrestit dhe u përpoq të ikte. Më pas pati një konflikt mes tij dhe policisë dhe u dëgjuan të shtëna me armë.

Brooks u dërgua në një spital të Atlantës, ku vdiq nga plagët e marra.

Rolfe është pushuar nga puna, ndërsa kolegu i tij është pezulluar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!