Presidenti amerikan, Joe Biden duke folur nga Shtëpia e Bardhë ka bërë përgjegjës presidentin rus Vladimir Putin për vdekjen e Alexei Navalny.
“Putin është përgjegjës për vdekjen e Navalny. Ajo që ka ndodhur është provë e brutalitetit të Putinit. Askush nuk duhet të mashtrohet, as në Rusi, as në shtëpi dhe askund në botë. Putin nuk synon vetëm qytetarët e vendeve të tjera, ai gjithashtu po shkakton krime të tmerrshme edhe ndaj popullit të tij”, ka thënë ai.
Gjithashtu në fjalimin e tij Biden ‘sulmoi’ edhe ish-presidentin amerikan Donald Trump, për deklaratat e tij të fundit kundrejt NATO-s.
“Të gjithë ne duhet të hedhim poshtë deklaratat e rrezikshme të bëra nga presidenti i mëparshëm që ftoi Rusinë të pushtonte aleatët tanë të NATO-s nëse ata nuk do të paguanin”, ka thënë ndër të tjera Biden.
/abcnews.al/