Vdekja e Navalny, sekretari britanik i Mbrojtjes paralajmëron pasoja

schedule11:07 - 17 Shkurt, 2024

schedule 11:07 - 17 Shkurt, 2024

Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron ka paralajmëruar se do të ketë “pasoja” pas vdekjes së Alexi Navalny.

“Duke reflektuar kupton se çfarë njeriu tepër trim ishte ky. Jeta e tij zbuloi aq shumë për natyrën e vërtetë të regjimit të kobshëm të Vladimir Putinit. Dhe vdekja e tij e ka zbuluar këtë përsëri.

Duhet të ketë pasoja. Kur ndodhin shkelje të tmerrshme të të drejtave të njeriut si kjo, ajo që ne bëjmë është të shikojmë nëse ka njerëz individualë që janë përgjegjës dhe nëse ka masa dhe veprime individuale që mund të ndërmarrim.

Nuk i shpallim paraprakisht, ndaj nuk mund të them më shumë se kaq. Por kjo është ajo që ne do të kemi në konsideratë.

Sigurisht që tashmë e kemi thirrur ambasadorin dhe kemi bërë të qarta qëndrimet tona për këtë ngjarje të tmerrshme dhe mënyrën se si është trajtuar ky person” tha ai.

Cameron do të takohet me ministrat e jashtëm të G7 sot në Mynih.

“Unë e kam të qartë se do të marrim masa dhe do t’u bëj thirrje të tjerëve të bëjnë të njëjtën gjë,” tha ai.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!