Vdekja e Navalny, Kina: Nuk ndërhyjmë në çështjet e brendshme të Rusisë

schedule12:29 - 17 Shkurt, 2024

schedule 12:29 - 17 Shkurt, 2024

Ministria e Jashtme e Kinës nuk pranoi të komentojë sot në lidhje me vdekjen e liderit të opozitës ruse Alexei Navalny, duke thënë se kjo ishte një “çështje e brendshme e Rusisë”.

“Është një çështje e brendshme e Rusisë. Nuk do të komentoj për të”, tha një zëdhënës i pyetur për këtë çështje nga AFP.

Pekini dhe Moska janë aleatë të vendosur dhe i kanë forcuar lidhjet e tyre në një kohë kur vendet perëndimore i kanë kthyer shpinën Rusisë pas pushtimit të Ukrainës.

Udhëheqësit e tyre kanë gjithashtu një marrëdhënie shumë të mirë personale dhe presidenti kinez Xi Jinping  e ka përshkruar presidentin rus Vladimir Putin si një “mik të mirë”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!