Lamtumira e fundit. E diela do të jetë ditë zie me vendim qeverie për të kryer homazhet e përcjellë me nderime në banesën e fundit ish-kryeministrin Fatos Nano.
Këtë të shtunë, familja kryen privatisht homazhet në Tiranë, ndërsa të dielën do të organizohen homazhet publike dhe shtetërore.
Nga ora 8 e 30 deri në orën 11 të së dielës, do të kryhen homazhet publike, për çdo qytetar që do të dojë ti japë lamtumiren Fatos Nanos.
Nga ora 11 e 15 deri ne 11 e 45 do të kryhen homazhet shtetërore, për personalitetet e larta politike e shtetërore.
Gjatë kësaj kohe, do të mbahet një fjalim nga kryeministri Edi Rama dhe një familjar i Fatos Nanos.
Në orën 12, do të ndërpriten të gjitha aktivitetet publike dhe do të mbahet një minute heshtje. Kurse gjate gjithë ditës, flamujt në institucione shtetërore do të ulen në gjysmështize.
Kurse 5 minuta më vonë, do të mbahet një ceremoni funebre për të përcjelle trupin e Fatos Nanos drejt banesës së fundit.
Homazhet do të mbahen në Pallatin e Kongreseve, aty nga nisi dhe zyrtarisht karriera politike dhe historike e Fatos Nanons, ne kongresin e 10 të PPSH me 12 qershor 1991, si kryetar i një partie me emër dhe fytyre të re, Partisë Socialiste, që më pas Nano do i jepte dhe një vizion e orientim të ri perëndimor si partisë, edhe Shqipërisë në 3 herë kryeministër.
Për gjitha këto merita, pasuesi i tij de fakto ne krye te PS dhe kryeministri aktual, Edi Rama i ka kushtuar një videokartolinë, duke i premtuar se do ta këtë përgjithmonë vendin e nderit në PS.
/abcnews.al

