Vdekja e legjendës së futbollit, Edi Rama: Beckenbauer ishte një “valltar” në qendrën e mbrojtjes gjermane

schedule18:42 - 8 Janar, 2024

schedule 18:42 - 8 Janar, 2024

Lajmi për vdekjen e legjendës së futbollit gjerman, Franz Beckenbauer, i ka befasuar të gjithë dhe menjëherë kanë ardhur edhe ngushëllimet për numrin një të mbrojtjes të asaj kohe.

Në lidhje me këtë lajm, ka reaguar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, duke e cilësuar të ndjerin si një valltar i dalë nga koreografitë e mjeshtreve të baletit modern në qendrën e mbrojtjes gjermane.

Reagimi i Edi Ramës:

Kaiser Franz ishte si një valltar i dalë nga koreografitë e mjeshtrave të baletit modern në qendrën e mbrojtjes së Gjermanisë, ku ngriti kupën e botës e më pas, si një personazh i letërsisë gjermane në këmbë përpara stolit të Bundesmanschaft-it, kur e udhëhoqi Gjermaninë drejt një tjetër Kupe të Botës.

Me ikjen e tij shuhet një tjetër legjendë e gjallë e sportit më të dashur në botë dhe shkëputet një tjetër copë e bukur e fëmijërisë sonë, atëherë kur futbolli ndërkombëtar ishte vetë bota në Shqipërinë e burgosur brenda mureve të komunizmit./ h.ll/abcnews.al