Vdekja e Ilvi Metës, Berisha: Dëshmon fytyrën e vërtetë të këtij narkoshteti

schedule20:29 - 7 Maj, 2022

schedule 20:29 - 7 Maj, 2022

Ish-kryeministri Sali Berisha i pranishëm në protestën e heshtur për vdekjen brenda komisariatit të Kavajës të Ilvi Metës, ka mbajtur një fjalim për mediat duke thënë se vdekja e tij është vrasje nga shteti.

Sipas Sali Berishës, shteti duhet të mbrojë të arrestuarit dhe në asnjë mënyrë nuk duhet që të lejohet të vrasë veten apo të vritet.

Më tej, Berisha akuzoi qeverinë duke e quajtur një “organizatë kriminale”.

“Vdekja e të rinjve në narkokomisariate. Cdo qytetar i këtij vendi që shoqërohet apo ndalohet në një institucion të vuajtjes së dënimit apo në polici, ai ka të garantuar me ligj jetën paprekshmërinë dhe dinjitetin e tij. Kjo është për cdo vend të lirë. Kurse në Shqipëri është një seri tragjike të rinjsh të cilët hyjnë dhe shkojnë në qeli të shoqëruar me shëndet të plotë dhe dalin prej tyre me arkivol. Rasti i fundit i Ilvi Metës në Kavajë është tragjike që dëshmon fytyrën e vërtetë të narkoshtetit. U shoqëruar në polici dhe u mor me vendim gjykate dhe brenda disa orëve del në akrivol nga komisariati. Asnjë nga përgjegjësit kryesor nuk ka shqipëruar një fjalë të vetme për këtë por ky është morali i kësaj bande në pushtet që rrezaton në të gjitha institucionet. Unë ju garantoj që shkaku themelor i këtyre vdekjeve, vrasjeve apo vetëvrasjeve janë shtetërore. Se nuk mund të ndodh në qeli asnjëra. Shkak është rekrutimi në policinë e shtetit i pengmarrësve të trafikantëve dhe vrasësve ordiner. Ata kanë moralin e narkoqeveritarëve ndaj në këto qeli përshtaten praktika dhe qëndrime çnjerzore të papranueshme për një vend të lirë. Të dënueshme, të gjitha këto janë vrasje shtetërore. Me qëllim apo pa qëllim. Një i shoqëruar në zbatim të ligjeve nuk mundet as të vrasë veten as të mbytet.”

“Ne organizuam këtë protestë për të tërhequr vëmendjen e qytetarëve për këtë që ekziston. Dhe kjo është treguesi më i dhimbshëm por shkelja e lirive dhe të drejtave është universale dhe kjo lidhet me një fakt siç janë dhjetra afera. Kjo qeveri funksionon si një organizatë kriminale që plaçkit këto qytetarë me firma cdo ditë. U faktuar se Edi Rama në kundërshtim me çdo ligj aplikoi procedurën me negociata të mbyllura me inceneratorët.”

./abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!