Vdekja e Georgina-s, publikohet audio-regjistrimi nga momentet kur vajzës iu rrit pulsi

schedule17:22 - 26 Maj, 2022

schedule 17:22 - 26 Maj, 2022

Mediat në Greqi kanë publikuar detaje të tjera nga momentet e fundit në spital të 9-vjeçares Georgina. Tashmë është publikuar një audio-regjistrim në të cilin janë regjistruar momentet kur vajza e madhe e çiftit Daskalakis nga Patras nis te ketë rritje të pulsit.

Sipas emisionit TLive të Alpha-s, Roula Pispirigou sheh që 9-vjeçares i është rritur pulsi dhe u kërkon infermiereve që të sjellin mjekun.

Ajo duket e shqetësuar dhe infermierët përpiqen ta qetësojnë. Roula vijon të këmbëngulë që të thirret mjeku pavarësisht se i është thënë se ai mund të vonohet. Regjistrimi është bërë nga nëna e Georgina-s, sipas kërkesës së mjekëve kurues të fëmijës.

Kujtojmë se gjykata ka në dispozicion një dokument, sipas të cilit vajza ka ndërruar jetë, për shkak të “helmimit vdekjeprurës nga ketamina”.

Më tej, në këtë dokument theksohet se “në rast zhvarrimi do të ishte e këshillueshme marrja e fijeve të flokut të vogëlushes për kontrollin e mëtejshëm të administrimit të substancave në një moment më të hershëm të ngjarjes”.

Për dëmtimet e shkaktuara në organet e fëmijës, në raportin mjekoligjor thuhet se ato janë shfaqur në mëlçi, në kapilarët vaginal, në shpretkë dhe në pankreas. Ndërkohë, nëna e 9-vjeçares Roula Pispirigou ndodhet në paraburgim në burgun e Korydallos, e akuzuar për vrasjen e vajzës së saj me një dozë të madhe ketamine. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!