Vdekja e foshnjave në Berat, AKU: Verifikim të menjëhershëm për qumështin e përdorur

schedule10:57 - 29 Janar, 2020

schedule 10:57 - 29 Janar, 2020

Duke marrë shkas nga vdekja e 2 foshnjave 5 muajsh në qytetin e Beratit përpara 3 ditësh AKU ka njoftuar se ka marrë masa të menjëhershme për verifikimin e dyshimit se vdekja e foshnjave ka ardhur si pasojë e helmimit të qumështit pluhur.

Po  kështu AKU informon se janë marrë mostra të qumështit pluhur për bebe për të analizuar produktin por edhe ujin që është përdorur për tretjen e produktit.

AKU ka njoftuar se produktet e kësaj kategorie në treg kontrollohen dhe janë produkte që vijnë të certifikuara nga vendet e BE-së.

Njoftimi i AKU:

“AKU, në bashkëpunim me organet e drejtësisë dhe shëndetësisë, merr masa të menjëhershme për verifikimin e dyshimit mbi helmimin e foshnjave në Qarkun e Beratit.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, referuar rastit mbi dyshimin e helmimit nga qumështi pluhur për bebe, të dy foshnjeve në qarkun e Beratit, informon se ka marrë masa të menjëhershme në bashkëpunim me organet e drejtësisë dhe institucionet e shëndetësisë, megjithëse nuk ka dalë ende ekspertiza mjeko- ligjore.

Janë marrë mostra për analizim të produktit “qumësht pluhur për bebe”, duke përfshirë edhe analizimin e ujit që është përdorur për tretje e produktit, apo edhe rrethana të tjera që organet kompetente po hetojnë.

AKU siguron konsumatorin se produktet e kësaj kategorie në treg kontrollohen dhe janë produkte që vijnë të çertifikuara nga vendet e BE-së, sigurisht që ndiqen nga Operatorët e Biznesit Ushqimor nën përgjegjësinë kryesore të tyre, edhe nën monitorimin e rreptë të Autoritetit

Kombëtar të Ushqimit. Gjithashtu, ju bëjmë me dije se, referuar sistemit RASFF (Sistemi i Informimit të Shpejtë për Ushqimin dhe Ushqimin për Kafshë) i krijuar nga BE, pas veifikimeve rezultoi se nuk ka pasur asnjë njoftim të kategorisë “Alert” për këto lloj produktesh.

AKU, në kuadër të garantimit të sigurisë ushqimore për konsumatorin, ka marrë të gjitha masat e nevojshme për verifikim dhe gjurmimin e rastit, edhe pse ende nuk është shprehur Mjekësia Ligjore“./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!