Vdekja e Elizabeth II, pas Premier League shtyhet edhe ndeshja e Champions

schedule15:30 - 11 Shtator, 2022

schedule 15:30 - 11 Shtator, 2022

Përballja mes Rangers dhe Napolit e vlefshme për ndeshjen e dytë të fazës së grupeve të Champions League është shtyrë me 24 orë, kjo për shkak të vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II.

Ky duel ishte parashikuar të luhet ditën e martë më 13 qershor, por është shtyrë me 24 orë dhe do të luhet të mërkurën më 14.

Lajmin e kanë bërë të ditur vetë zyrtarët e UEFA-s në një postim në faqen zyrtare të tyre.

“UEFA njoftoi sot se ndeshja e UEFA Champions League midis Rangers FC dhe SSC Napoli, e planifikuar fillimisht për të martën më 13 shtator, është riplanifikuar për të mërkurën më 14 shtator në orën 21:00. Kjo është për shkak të kufizimeve në burimet e policisë dhe çështjet organizative në lidhje me ngjarjet e vazhdueshme rreth zisë kombëtare për Madhërinë e Saj Mbretëresha Elizabeth II”, thekson UEFA.

/f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!