Rusia është e gatshme të ofrojë ndihmë për hetimin e Iranit për shkakun e rrëzimit të helikopterit, të cilin humbi jetën presidenti iranian Ebrahim Raisi.
Gjithashtu Vladimir Putin zhvilloi një telefonatë me presidentin e përkohshëm të Iranit, Mohammad Mokhber.
“Të dyja palët theksuan dëshirën e tyre reciproke për të forcuar në mënyrë të vazhdueshme ndërveprimin gjithëpërfshirës ruso-iranian për të mirën e popujve të të dy vendeve”, tha Kremlini në deklaratë.
Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, Rusia ka forcuar lidhjet e saj politike, tregtare dhe ushtarake me Iranin.
/abcnews.al