Vdekja e arbitrit Velçani, Duka me mesazh ngushëllimi

schedule20:27 - 17 Gusht, 2020

schedule 20:27 - 17 Gusht, 2020

Presidenti i FSHF-së, Armando Duka, ka ngushëlliar familjen e të ndjerit Sazan Velçanit. Ish-arbitri shqiptar i FIFA-s humbi jetën sot, nga sëmundja e rëndë. Në mesazhin e tij, Duka shkroi:

Ndihem i trishtuar për lajmin e ndarjes së parakohshme nga jeta të ish-gjyqtarit të FIFA-s, Sazan Velçani. Ai ka patur një karrierë të gjatë dhe ka qenë një nga gjyqtarët më të vlerësuar të futbollit shqiptar, duke dhënë kontributin e tij për shumë vite me radhë në fushën e lojës dhe për arbitrimin.

Velçani nuk ia doli dot të fitonte betejën e tij me sëmundjen e rëndë, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve në Itali, atje ku ndodhej i shtruar prej kohësh në spital.

Dëshiroj t’i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij, bashkëshortes dhe tre fëmijëve, miqve të tij, por edhe komunitetit të gjyqtarëve për këtë humbje të madhe. U prehtë në paqe!

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!