Tre persona janë shpallur në kërkim për ngjarjen e ndodhur të premten në Skuraj të Kurbinit, ku 61 vjeçari Fatmir Haxhiu humbi jetën pasi ra në lavatriçen e zhavorrit.
Në kërkim janë shpallur dy vëllezërit Kastriot dhe Mark Lleshaj, 53 dhe 59 vjeç, dhe drejtuesi teknik Ilirjan Xhixha, 58 vjeçar për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
61 vjeçari u dërgua për ndihmë mjekësore në spital, por nuk mundi të mbijetojë. /abcnews.al