Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka dështuar në fushën e shëndetësisë. Bardhi thotë se papërgjegjshmëria e qeverisë po paguhet shumë shtrenjtë nga qytetarët shqiptarë, referuar këtu vdekjes së 53-vjeçarit në QSUT.
Ai thotë se ilaçet sot nuk janë të sigurta, sistemi shëndetësor është i rrënuar stafet mjekësore janë të keqpaguara ndërsa shëndetësia falas nuk ekziston.
‘Shëndetësia është një nga dështimet më të rënda të Edi Ramës. Paaftësia, papërgjegjshmëria, vjedhja me koncesione e PPP po paguhen shumë shtrenjtë nga familjet shqiptare.
Ilaçet nuk janë të sigurta.
Sistemi është i rrënuar.
Stafet mjekësore janë të keqpaguar. Shëndetësia falas nuk ekziston.
Qytetarët harxhojnë mbi 300 milionë euro në vit tek privati.
Në video, Edi Rama vs. E Vërteta e qytetarit që humbi jetën duke kërkuar një serum nëpër spitale!
Këmbana e alarmit po bie çdo ditë”, shprehet Bardhi./mv. abcnews.al