Vdekja e 42-vjeçarit në Pogradec pas konfliktit/ Drejtori i Policisë vendos “ultimatum”: Zbardhni ngjarjen

schedule10:50 - 12 Gusht, 2024

schedule 10:50 - 12 Gusht, 2024

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ka urdhëruar inspektim në Drejtorinë Vendore të Policisë, Korçë, lidhur me ngjarjen në qytetin e Pogradecit, ku humbi jetën pas një konflikti 42-vjeçari Eglin Proga.

“Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit do të vlerësojë të gjithë tërësinë e veprimeve dhe reagimit të punonjësve të policisë, prej momentit të parë të marrjes së njoftimit mbi ngjarjen, duke synuar nxjerrjen e përgjegjësisë dhe personave përgjegjës, nëse rezultojnë të tillë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Kujtojmë që Proga u raportua se humbi ditë një ditë më parë pasi ishte rrezuar në rrugë në gjendje të dehur në Pogradec por me pas u zbulua se ai ishte rrahur dhe ndërroi jetë në spitalin e Pogradecit.

Ndërsa, autori i ngjarjes 29-vjeçari Denis Meçi, u arrestua nga blutë e Pogradecit, pasi u largua nga vendngjarja. Bashkë me të u arrestuan dhe tre persona të tjerë, Voltan Shulku, 40 vjeç, Arian Manellari, 55 vjeç, dhe Leonidha Guçe, që kanë penguar zbulimin e krimit./abcnews.al