Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Humb jetën 3-vjeçari në Shkodër/ E motra e mitur në gjendje të rëndë në QSUT

schedule18:55 - 24 Shkurt, 2025

schedule 18:55 - 24 Shkurt, 2025

Tre vjeçari Omer Hasmegaj ka ndërruar jetë dy ditë më parë në spitalin e Shkodrës, ndërsa e motra e tij  ndodhet në gjendje kritike për jetën në terapi intensive në QSUT në shërbimin e pediatrisë. Shkak paraprak dyshohet helmimi.

Për ngjarjen e rëndë që nuk  tronditi  vetëm qytetin e Shkodrës, pas publikimit të rastit në media dhe njoftimit të policisë, Spitali Rajonal Shkodër doli në një deklaratë për median.

Drejtori i spitalit Senad Halluni, u shpreh se i mituri Omer Hasmegaj erdhi fillimisht me të vjella të premten e 21 Shkurtit rreth orës 16:40, ku i është kërkuar sipas tij nga stafi mjekësor shtrim i të miturit në spital, gjë e cila është kundërshtuar nga babai i 3-vjeçarit.

Ndërsa një ditë më pas me 22 Shkurtë, i mituri është paraqitur në gjendje tepër të rënd shëndetësore, ku pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, 3-vjeçari humbi jetën.

“Shpreh ngushëllimet për humbjen e jetës së 3-vjeçarit Omer Hasmegaj. Ai është paraqitur të premten në orën 16:40, me shenja të të vjellave. Nga mjekja roje është trajtuar për këto simptoma. Rreth orës 19 i është kërkuar familjes për t’u shtruar në spital. I ati ka vendosur firmën për të marr fëmijën dhe për të mos vazhduar trajtimin. Më datë 22 ditën e shtunë në orën 9:40, 3- vjeçari ka ardhur në gjendje shumë të rëndë pothuajse pa jetë, me puls të ulët. Mjekët janë munduar të bëjnë reanimimin dhe për 45 minuta është bërë çdo përpjekje për ta mbajtur në jetë, por fatkeqësisht 3-vjeçari ka ndërruar jetë. Pas 30 minutash është paraqitur e motra, dhe stafi i pediatrisë ka vendosur ta nisë me urgjencë drejt Tiranës”

I pyetur për shkakun e humbjes së jetës së të miturit, Halluni tha se shkak dyshohet insuficenca kardio respiratore, pra puls shumë i dobët dhe parametrat jetësor tepër të ulëta.  Për të dal në shkakun përfundimtarë pritet autopsia e të miturit, si dhe përgjigja e analizave të 7-vjeçares nga reparti i toksikologjisë në QSUT.

“Fakti që me të njëjtat shenja është edhe e motra, për të gjetur shkakun dhe diagnozën, nuk ka një përgjigje, por nga kontaktet që kam unë flitet insuficenca kardio respiratore”

Lidhur me gjendjen shëndetësore të motrës së tij 7 vjeçare, e cila ndodhet në QSUT, burime pranë pediatrisë në kryeqytet, por, referuar dhe asaj që pohoi mjekja pediatre në deklaratën për median tregojnë se gjendja e të miturës  është kritike për jetën.

“Ne vendosëm që ta çonim në Tiranë duke qenë se parametrat jetësor në atë moment e lejonin transforminin. Sot ajo fatkeqësisht është në gjendje të rëndë”.

Sa i takon gjendjes shëndetësore të nënës së dy fëmijëve e cila është në pritje të ëmbël të fëmijës së tretë, sipas drejtorit Halluni nënës i është kërkuar nga mjeku që po ndjek shtatzëninë që të paraqitet në spital për të qenë nën kujdesin e stafit mjekësor, por deri në këto momente nuk i është  bindur këshillës së mjekut. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!