Humb jetën për shkak të panikut nga lëkundjet e tërmetit i riu në Lushnjë. Daja i 20 vjeçarit Sokol Sina tregon se në momentin e lëkundjeve mamaja ka shkuar të zgjojë djalin për të dalë jashtë. I riu është ngritur e më pas ka rënë në tokë. Familjarët dyshojnë se shkak mund të ketë qenë infarkti nga paniku.
“Ngjarja ka ndodhur pas tërmetit, motra ka thirri djali dhe i ka thënë se po bie tërmet. Në atë kohë, djali ngrihet dhe rrëzohet përtokë. E kapin, e tundim, infarkti ka bërë punën. Kanë njoftuar ambulancën, ka ardhur policia dhe e kanë marrë. Në momentin që është ngritur ka rënë në tokë. Motra ime ka tre fëmijë, dy vajza dhe një djalë. Djali ishte i vogli. Vuante nga epilepsia.”, ka thënë daja i tij.
Banorët tregojnë se lëkundjet e tërmetit janë ndjerë të forta në Lushnjë. Instituti i Gjeoshkencës informon se tërmeti ishte me magnitudë 4.3 të shkallës Rihter dhe thellësi 20.8 km ka pasur epiqendrën në fshatin Shalës të Elbasanit. Lëkundje të forta janë ndjerë edhe në qytete të tjera si në Tiranë, Lushnje, Durrës, Berat, Fier./abcnews.al