Fëmija i mitur që iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale në një klinkë dentare në Tiranë humbi jetën nga mbidoza e narkozës. Në këtë përfundim kanë dalë ekspertët mjeko-ligjore, për humbjen e jetës së fëmijës 3 vjeçar që fillimisht iu nënshtrua një ndërhyrje në klinikën private të mjekut Roland Xhaxho.
Në ekpsertizë thuhet se, shkaku i vdekjes ka qenë dhënia e lëndës anestetike që ka sjellë vuajtjen qelizore të thelle me mekanizmin e insuficiencës multiorganore të parikthyeshme. Nga ana tjetër prokuroria e Tiranës ka marrë në pyetje ekspertët mjeko-ligjore ndërsa në përfundim të mbledhjes së provave dhe dëshmive pritet të vendoset nëse do kryhet një tjetër ekspertim.
Ndërsa mjeku Roland Xhaxho në daljet e tij publike ka mohuar faktin që vdekja të këtë ardhur nga mbidoza e narkozës. Sipas mjekut fëmija doli zgjuar nga klinika, por ai pati komplikacione që sollën edhe humbjen e jetës.
Por sipas familjarëve, i mituri është ndjerë keq pasi ka dalë nga klinika dhe ka ndërruar jetë në pediatrinë e qsut-së. ata kanë akuzuar mjekun se i ka dhënë mbidozë narkoze djalit, duke i shkaktuar atij dhe vdekjen.
Në ekspertizën mjeko-ligjore thuhet:
1.Në trupin e kufomës së shtetasit Brian Spahiu nga kqyrja e jashtme u konstatua një mbetje plagë kirurgjikale në lekurën e gjoksit, ‘si edhe shenja shpimesh mjekësore me ekimoza përreth tyre në lekurën e ballit, gjoksit, barkut dhe gjymtyreve me karakteristikat e pershkuara. Nga kqyrja e brendshme dhe egzaminimi histopatologjik u konstatua dëmet e trurit, staze dhe ekstravazat eritrocitar, ishemi akute miokardi, edeme intersticiale dhe ekstravazat eritrocitar me miokard die perikard. Atelektaze e shprehur pulmonare, ekstravazat eritrocitar intersticial me elemnte mononukleare, me zona pneumoragjie intersticiale, edeme e mushkërive. Nekroze centrolobulare hepatike. Me ekstravazate eritrocitare, elemente dhe infiltrate mononukleare te shprehur ne hapsiren porto-biliare, edeme intersticiumi. Infiltrim hemoragjik i cipave seroze. Prania e gjakut te lengshem dhe koagulave në zgavrën e barkut.
2-Shenjat e shpimeve mjekësore me ekimoza përreth tyre, të verejtura në trupin e shtetasit Brian Spahiu janë pasojë e manipulimeve mjeksore. Mbetja e vjetr e plagës së vërejtur në lëkurën e gjoksit është pasojë e nderhyrjea kirurgjikale.
3-Shkaku i vdekjes se shtetasit Brian Spahiu ka qene dhënia e lëndës anestetike që ka sjellë vuajtjen qelizore të thellë me mekanizmin e insuficiences multiorganore të parikthyeshme./abcnews.al