Vazot, si funksionon dhe ku mund ta ndiqni: Gjithçka për shortin e Champions

schedule09:03 - 25 Gusht, 2022

schedule 09:03 - 25 Gusht, 2022

Champions League do të nisë fazën më interesante në muajin shtator, ndërkohë që sot do të hidhet shorti prej të cilit do të dalin përbërjet e 8 grupeve (me nga 4 skuadra) në kompeticion më të madh për klube. Shorti do hidhet në Stamboll sot prej orës 18:00 dhe mund ta ndiqni direkt KËTU.

SI FUNKSIONON: Në short përfshihen 36 skuadra, të ndara në 4 vazo. Në vazon e parë janë fituesit në fuqi të Champions dhe Europa League dhe 6 ekipet kampione të 6 kampionateve të renditura më lart. Vazot 2, 3 dhe 4 përcaktohen në bazë të koeficienteve të klubeve.

Në fazën e grupeve nuk lejohet që të jenë dy ekipe nga i njëjti kampionat. Sikurse dihet, dy ekipet e para në grupe kualifikohen në raundin e 16-ve, kurse vendet e treta në fazën eliminatore të Europa League, ku do të përballen me vendet e dyta të grupeve të Europa League.

VAZO 1: Real Madrid, Eintracht Frankfurt, Manchester City, AC Milan, Bayern Munchen, Paris Saint-Germain, Porto, Ajax

VAZO 2: Liverpool, Chelsea, Barcelona, Juventus, Atletico de Madrid, Sevilla, RB Leipzig, Tottenham

VAZO 3: Borussia Dortmund, Salzburg, Shakhtar Donetsk, Inter, Napoli, Benfica, Sporting CP, Bayer Leverkusen

VAZO 4: Marseille, Club Brugge, Celtic, Maccabi Haifa, Viktoria Plzen, Rangers, Copenhagen, Dinamo Zagreb

KUR LUHEN NDESHJET: Ndeshjet e para: 6/7 shtator, ndeshjet e dyta: 13/14 shtator, ndeshjet e treta  4/5 tetor, ndeshjet e katërta 11/12 tetor, ndeshjet e pesta 25/26 tetor, ndeshjet e gjashta 1/2 nëntor

/ abcnews.al