Vazhdon zjarri në Delvinë, nuk ka rrezik për puset e naftës

schedule17:40 - 28 Gusht, 2019

schedule 17:40 - 28 Gusht, 2019

Zjarri në Delvinë po vazhdon dhe flakët kanë prekur pyjet e zonës së Llakopinës dhe Sirakatit.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për shuarjen e tij. Në ndihmë të tyre kanë shkuar edhe banorë.

Në zonë ndodhen edhe puse nafte, por deri tani nuk ka rrezik pasi situata është nën monitorimin e vazhdueshëm të shërbimit zjarrfikës. /ABC News Albania 24/7