Në procesin që po mbahet në Gjykatën e Posacme për të arrestuarit e dosjes “Plumbi I artë” i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, ka dëshmuar në lidhje me vrasjen e Bujar Çelës, vëllait të Talo Celës, ish-bashkepunëtorit të tij në disa krime.
Sipas Dumanit vrasjen e Bujar Celës e kreu në shenjë hakmarrje pas ekzekutimit të mikut të tij Klevis Kapllani të cilin dyshonte se e vrau Talo Çela. Për vrasjen e Bujar Celës, Dumani tregoi se morën pjesë edhe Besmir Xhixha me Enver Divën. Ai ka treguar në gjykatë se ka tentuar ta qëllojë me pistoletë Bujar Celën armë të cilën ia kishte dhuruar dikur Talo Çela, por pistoleta iu bllokua dhe më pas i erdhi në ndihmë Besmir Xhixha që e qëlloi për vdekje. / abcnews.al