Vazhdon hakmarrja, Rusia dëbon 10 diplomatë bullgarë

schedule15:24 - 18 Prill, 2022

schedule 15:24 - 18 Prill, 2022

Moska do të dëbojë punonjësit e ambasadës bullgare, tha Ministria e Jashtme ruse në një deklaratë të hënën.

“Atanas Krastin, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Bullgarisë në Federatën Ruse, u ftua në Ministrinë e Jashtme Ruse, ku iu dorëzua një notë nga Ministria që shpallte punonjësit e Ambasadës Bullgare në Moskë si “persona non grata”, thuhet në deklaratë.

Ministria vuri në dukje se kjo masë është një përgjigje ndaj vendimit të Bullgarisë të marrë në mars për të shpallur 10 diplomatë të ambasadës ruse në Sofje si “persona non grata”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!