Pak ditë më parë, Jonida Vokshi solli në jetë vogëlushen Emi. Trupi i saj perfekt vetëm pak ditë pas lindjes, mori vëmendjen e të gjithëve dhe komplimentet qenë të shumta.
Madje në një postim ra në sy komenti i aktores Olta Gixhari, e cila gjithashtu është në pritje të ëmbël, teksa shkruante: “Jonida ti vazhdon me nurin e shtatzanisë edhe pse je bërë mama. Nuk e kemi lënë kështu.“
Së fundmi, Jonida ka ndarë sërish një tjetër foto në rrjete sociale, ku ka nxjerrë në pah edhe njëherë linjat e saj për t’u patur zili. Postimi ka marrë sërish vëmendje, ku nuk kanë munguar as komentet e personazheve publikë, mes të cilëve bie në sy dhe ajo çfarë ka shkruar Gentian Zenelaj.
“Unë nuk dola kështu nga shtatzani e parë”, ka qenë komenti i Gentit që ka shkaktuar të qeshura, dhe që nuk ka kaluar pa një reagim të Jonidës, e cila shkruan: “E do recetën për të dytin? Ndërkohë që të qeshurat nuk po më pushojnë, të kuptohemi.” /abcnews.al