Grupi i famshëm “Aurora” ka rikthyer edhe njëherë vëmendjen tek festivali i RTSH, i shumëpërfolur në Fundvit se nuk pati transparencë në vlerësimin e këngëve në mënyrë objektive.
Pati debat të madh për prezantuesen e këtij festivali Alketa Vejsiu madje u fol edhe për një prishje të marrëdhënieve të saj me regjisoren Vera Grabocka.
Dikur një prej grupeve shumë aktive në skenën muzikore shqiptare, por që ka disa vite që grupi “Aurora” nuk kanë sjellë ndonjë këngë, qoftë audio apo edhe me videoklip.
Ata kanë qenë fare pak të pranishëm nëpër media, por që sot në një emision në një Tv të Kosovës dhanë shumë informacione.
Ata thanë se ka qenë vendim i tyre i marrë në vitin 2016 që deri në vitin 2020 nuk do të sjellin asnjë këngë të re.
“Ka qenë vendim që e kemi marrë dhe ne gjithmonë iu kemi qëndruar vendimeve tona”, thotë Nazi.
Sipas tyre, e vetmja përpjekje për të prezantuar një prej këngëve të tyre, ka qenë festivali i RTSH-së, fituesi i të cilit e përfaqëson Shqipërinë në festivalin evropian të këngës Eurosong.
Nazi me këtë rast u shpreh se, edhe pse kishin aplikuar 3 vjet radhazi, pjesëmarrja e tyre ishte refuzuar nga drejtuesit e festivalit në Shqipëri.
“Është hera e tretë që konkurrojmë në këtë festival, jo që ne mendojmë që është i mirë, po sepse kemi dëshirë ta prezantojmë Shqipërinë në Eurosong. Ju garantoj që kënga jonë është shumë më e mirë se të gjitha këngët që e kanë përfaqësuar Shqipërinë deri tash, përfshirë edhe këngën e Arilena Arës”, u shpreh një prej pjesëtarëve të grupit./abcnews.al