Vazhdojnë protestat për vrasjen e 20 vjeçarit me ngjyrë në Minnesota, 40 të arrestuar

schedule12:06 - 13 Prill, 2021

schedule 12:06 - 13 Prill, 2021

40 persona janë arrestuar në veri të Minnesotës në natën e dytë të trazirave, pas vrasjes së një 20 vjeçari me ngjyrë nga forcat e policisë.

Protestuesit   kundërshtuan shtetrrethimin e vendosur nga qeveria dhe hodhën sende të forta në drejtim të policisë, të cilët iu përgjigjën me granata dhe gaz lotsjellës.

 

 

 

Në një deklaratë, Departamenti i Policisë së Brooklyn tha se oficerët kishin ndaluar makinën e të riut pasi ai kishte një urdhër arresti. Ndërsa policia u përpoq ta arrestonte, ai hyri sërish në automjet. Në këtë moment, një oficer qëlloi shoferin, i cili lëvizi disa blloqe para se të përplasej me një mjet tjetër. Pas ngjarjes, Wright u deklarua i vdekur.

Oficeri që qëlloi  Wright 48 vjeç, ka qenë pjesë e shërbimit të policisë për 26 vite.

Në përgjigje të trazirave, Presidenti i SHBA Joe Biden tha se protesta paqësore ishte “e kuptueshme” por shtoi se nuk ka asnjë justifikim për dhunën apo plaçkitjen. Pak para mesnatës, Kryebashkiaku i Brooklyn Mike Elliot  tha: “Qyteti ynë është i qetë tani, faleminderit të gjithëve që dolën të protestojnë paqësisht dhe më pas shkuan në shtëpi”.

Ai gjithashtu tha se kishte folur me babanë e Daunte Wright duke i siguruar këtij të fundit që do të bënte gjithçka për të vënë në vend drejtësinë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!