Vazhdojnë protestat në Kinë, rastet me Covid pësojnë rënie të lehtë

schedule07:24 - 30 Nëntor, 2022

schedule 07:24 - 30 Nëntor, 2022

Autoritetet shëndetësore të Kinës njoftuan sot një rënie të lehtë të infeksioneve SARS-CoV-2 në baza 24-orëshe për të dytën ditë radhazi, duke raportuar 37,828 infeksione, 4,288 me simptoma të COVID-19 dhe 33,540 asimptomatike, të cilat i numërojnë veçmas.

Nuk u raportua asnjë vdekje për shkak të komplikimeve të COVID-19, gjithashtu për të dytën ditë radhazi.

Zyrtarisht, numri i vdekjeve nga pandemia në vendin gjigant aziatik me 1.4 miliardë banorë ka mbetur i pandryshuar, në 5.233 të vdekur nga gjithsej 319.536 infeksione me simptoma, sipas numrave të Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë (s.s. i Ministrisë së Shëndetësisë Kineze. ).

Të hënën u njoftuan një rekord 40,347 raste, nga të cilat 3,822 shfaqën simptoma.

Tre vjet pas shpërthimit të pandemisë, pakënaqësia për masat e rrepta të kontrollit për të parandaluar përhapjen e virusit tani është përhapur në vend, me protesta të mëdha që po zhvillohen në Pekin, Shangai dhe qytete të tjera të mëdha gjatë fundjavës.

Demonstrata të reja

Të martën mbrëma, demonstrata të reja, të shënuara nga incidente të dhunshme, u zhvilluan në Guangzhou, një qytet me 19 milionë banorë. Qytetarët u përleshën me oficerët e policisë. Në një tjetër video, njerëzit janë me pranga.

Analistët perëndimorë i shohin protestat si valën më të madhe të mosbindjes civile që kur presidenti Xi Jinping mori pushtetin një dekadë më parë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!