Vazhdojnë protestat në Iran, mijëra qytetarë përplasen me forcat e sigurisë

schedule13:53 - 27 Tetor, 2022

schedule 13:53 - 27 Tetor, 2022

Në të paktën 30 qytete janë regjistruar protesta të dhunshme në Iran. Trazirat vijojnë prej më shumë se 40 ditësh. Mijëra qytetarë u mblodhën në një varrezë në qytetin e lindjes së Amini, duke brohoritur kundër pushtetit përpara se të përplaseshin me forcat e sigurisë, shkruan BBC.

Protestat u zhvilluan në shumë vende në të gjithë kryeqytetin, Teheran, ndërsa policia u kundërpërgjigj me gaz lotsjellës. Gazetari Shayan Sardarizadeh thotë se niveli i zemërimit është ndryshe nga çdo gjë që ka parë ndonjëherë.

Protestat e së mërkurës ishin më “të mëdha”, tha ai, dhe ndoshta dita më e madhe e protestave që nga fillimi i lëvizjes gjashtë javë më parë.

“Dyzet ditë pas trazirave në Iran, çfarëdo taktike që regjimi ka përdorur deri më tani, e cila është një goditje shumë e dhunshme dhe brutale, nuk ka funksionuar realisht në drejtim të shuarjes së trazirave.

Për momentin, unë nuk shoh asnjë shenjë të fundit të këtyre protestave dhe nuk shoh asnjë shenjë se regjimi e ka përgjigjen për sa i përket taktikave të reja.”

/abcnews.al