Vazhdojnë protestat në Bjellorusi, protestuesit përplasje me policinë

schedule08:19 - 7 Dhjetor, 2020

schedule 08:19 - 7 Dhjetor, 2020

Forcat e sigurisë në Bjellorusi kanë arrestuar dhjetëra persona në mbarë vendin te mbledhur ne marshime kundër presidentit Lukashenko.

Protestuesit u mblodhën në Minsk dhe në qytete të tjera bjelloruse.

Prej katër muajsh protestuesit kundërshtojnë rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të 9 gushtit, të cilat sipas opozitës, u manipuluan.

Perëndimi ka refuzuar ta pranojë rezultatin e këtyre zgjedhjeve dhe ka vendosur sanksione ndaj Lukashenkos dhe zyrtarëve kryesorë në Bjellorusi. Ndërsa kandidatja opozitare Svjetlana Tsikanovskaja, e cila është larguar për në Lituani pas zgjedhjeve, tha më 5 dhjetor se do të mbështesë “këdo që del në oborrin e tij, në qarkun apo qytetin e tij” për të protestuar.

Liderja opozitare ka bërë thirrje për dorëheqjen e Aleksander Lukashenkos, lirimin e të gjithë të burgosurve politikë dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!