Vazhdojnë polemikat, ish-sulmuesi i kombëtares: Sindikatë dordolece, mungon ylli më i madh!

schedule10:44 - 10 Janar, 2020

schedule 10:44 - 10 Janar, 2020

Ish-sulmuesi i kombëtares shqiptare të futbollit, Roland Luçi, nuk është përmbajtur aspak dhe ka shpërthyer kundër Sindikatës së Futbollistëve, e cila ka marrë përsipër organizimin e ndeshjes së sotme, e njohur si Ndeshja e Yjeve. Sipas Luçit, kjo Sindikatë është dordolece, si dhe ylli më i madh i viteve të fundit, Ismail “Ballist” Morina, e meritonte të ishte në ‘krye të sofrës’.

Postimi i Roland Luçit në rrjetet e tij sociale:

“Për aktivitetin bamirës te nesërm qe uroj te shkoje sa me suksesshëm, nuk e kam pare listën e yjeve te Kombëtares shqiptare, sigurisht yjeve te matur me kandarin e Sindikatës se futbollisteve qe del hapur si dordolec i Federatës ne ketë rast, por pashe disa reaksione mbasi mora vesh se shume kishin mbetur “mbrapa listës”, dhe për pasoje kane lindur diskutime.

Po aq e vështire ishte tu dërgohej atyre qe mendohen te aktivizohen ftesa reale, kurse gjithë te tjerëve për kortezi nga një ftese fiktive? Pse kandari i Andi Lilës apo ndonjë miopi tjetër qe merr rrogën ne Federate është ai qe përcakton kush është yll e kush satelit?

E me ftesa për te gjithë, duke filluar me Bizin e madh, paçka se s ka asnjë shans qe te luaj, bile as ta shikoj aktivitetin, por mund te përshëndeste nga tribuna se do te ndihej pjese e tij, e kështu s’do te kishte as diskutime, supozime e mallkime.

Nejse, unë ne fakt e kisha tjetër kund. Shikoni, ylli me i madh mungonte dhe askush nuk e përmend, ylli pa te cilin do e shihnim Evropianin ne ëndërr.

Ismail Morina, Ballisti i famshëm i tre pikëshit serb dhe dronit te Beogradit ishte ai qe na dërgoi ne Evropian dhe ai duhej te ishte simbolikisht aty, ne krye te sofrës”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!