Vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi, Hoti dhe Vuçic takohen nesër në Bruksel

schedule17:24 - 15 Korrik, 2020

schedule 17:24 - 15 Korrik, 2020

Në kuadër të takimeve për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, pritet që në Bruksel të enjten të takohet kryeministri Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Mediat bëjnë me dije se pritet që takimi të zhvillohet nesër në orën 16:00. Ndër të tjera mësohet se pjesë e këtij takimi do të jetë Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Marrëdhënie me Jashtë dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borrell, i shoqëruar nga Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun dhe çështjet tjera të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak.

Pas rikthimit virtual të dialogut Beograd – Prishtinë të ndihmuar nga Bashkimi Evropian, të dielën më 12 korrik, një takim i dytë i nivelit të lartë do të mbahet në Bruksel të enjten më 16 korrik. Nikoqir i takimit me prani fizike të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, do të jetë Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Marrëdhënie me Jashtë dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borrell, i shoqëruar nga Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun dhe çështjet tjera të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak. Dialogu është paraparë të fillojë në orën 16:00″, thuhet në njoftim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!