Vau Dejës, denoncimi i Begesë: Më hodhën tritol

schedule13:35 - 3 Prill, 2019

schedule 13:35 - 3 Prill, 2019

Një banor nga Kukeli i Vaut të Dejës, Marin Begeja denoncoi tek gazetarët se para 2 javësh në shtëpinë e tij i kanë hedhur eksploziv, i cili ka shpërthyer. Begeja është djali i Tom Begesë i akuzuar per 5 persona të vrarë mes tyre një grua shtatzënë dhe djalin e tij 25-vjeçar, i ekzekutuar nga forcat e policisë në vitin 2002.

Marin Begeja ka dyshime se vendosja e tritolit ka ardhur si shkak i konflikteve të shumta që ka lënë të hapura babai i tij dhe i kërkon policisë ta zbardhë ngjarjen. Ndërkohë, Policia e Shkodrës i tha ABC Neës se ngjarja po hetohet dhe ende nuk është identifikuar autori./abcnews.al