Vatrat në qarkun e Kukësit: Zjarri në Majën e Zezë problematik, pritet ndërhyrja nga ajri

schedule11:01 - 24 Gusht, 2021

schedule 11:01 - 24 Gusht, 2021

Komisioni i Mbrojtjes Civile Kukës bën të ditur se deri paraditen e sotme, vatra  e  zjarrit të rënë tek Maja e Rrunës është izoluar plotësisht dhe po mbahet nën monitorim nga 15 forca të DMR-së Kukës dhe 10 forca zjarrfikëse.

Ndërsa 15 forca të DMR-së Burrel janë angazhuar për mbajtjen nën monitorim të vatrës së zjarrit te Laku i Thive.

Kurse, bëhet e ditur se vatra e zjarrit e ardhur nga territori i bashkisë Fusharz në vendin e quajtur Maja e Zezë vijon të jetë aktive dhe pritet ndërhyrje nga ajri me helikopter pasi terreni është shumë i vështirë për ndërhyrje nga toka

Sot janë angazhuar për mbajtjen nën monitorim të këtyre vatrave zjarri 10 forca zjarrfikëse, 15 forca të DMR-së Kukës dhe 15 forca të DMR-së Burrel.

Situata në bashkinë Tropojë dhe Has është e qetë. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!