Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Vatrat e rritura të infeksionit”, Spahia: Qytetarët të braktisur, presin javë të tëra për një test

schedule19:01 - 26 Korrik, 2020

schedule 19:01 - 26 Korrik, 2020

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Bardh Spahia në rrjetin social “Facebook” ka reaguar për situatën e koronavirusit në vend. Spahia shprehet se sa më shumë rriten shifrat e të infektuarve me COVID-19, aq më të braktisur ndjehen qytetarët.

Gjithashtu ai thekson se qeveria Rama dështoi, ndërsa shton se karantinimin ekstrem nuk e shfrytëzoi për marrje masash. Po ashtu ai është ndalur edhe tek rihapja pas izolimit, i cili shprehet  kritik për mënyrën se si u menaxhua.

Spahia thotë se vijojnë të rriten denoncimet se qytetarë me simptoma të COVID-19, me ndjenjë përgjegjshmërie vetizolohen dhe presin më kot për javë të tëra për një test.

Më tej shton se strukturat shëndetësore janë të papërgjegjshme dhe nuk i përgjigjen situatës me transparencë.

Statusi:

Humbja e besimit, kosto per qytetaret edhe ne kohe covid-i, pasi duhet te mbajne ne kurriz nje qeveri te papergjegjshme!

Sa më shumë rritet shifra e të infektuarve, aq më të braktisur ndihen qytetarët e aq më pak i vihet veshi “këshillave” e gjobave të qeverisë, si mënyrë për t’u mbrojtur nga Covid-19. Dhe kjo është fatkeqësi, sepse dëshmon se sa i pabesueshëm është bërë Edi Rama dhe ministrja e tij e shëndetësisë, që duhet të menaxhonin sigurinë shëndetësore të qytetarëve në këtë kohë pandemie!

Kjo qeveri dështoi, duke u bërë e pabesueshme, sepse karantinimin ekstrem, ku i nënshtroi qytetarët, nuk e shfrytëzoi për marrje masash e rritje kapacitetesh! Rihapja dëshmoi se sa e papërgatitur dhe pa strategji ishte qeveria për këtë agresivitet të virusit. Edi Ramës dhe ministres së tij të shëndetësisë, që injoruan cdo sugjerim, si nga opozita edhe profesionistë të fushës, iu deshën 4 muaj për të “aktivizuar” vetëm me fjalë e sa për show një laborator të dytë testimesh, atë të QSUT-së, edhe pse cdo herë mohonin të kishin probleme kapacitetesh për teste. Mbetemi të fundit në rajon për numrin e ulët të testeve dhe i njëjti model vijon edhe pse rezultojnë mbi 25 % të infektuar, nga të testuarit ditorë. Mungesa e transparencës është në përmasa olimpike.

Pse fshihet numri real i testimeve molekulare (tamponëve), por përcillet një shifër totale bashkë me testet serologjike, edhe pse nuk janë e njëjta gjë? Pse u vonua kaq shumë liberalizimi i këtyre testimeve, që përkundër propagandës, ka të dukshme mungesën e kapaciteteve si teknike ashtu edhe njerëzore? Si mund të bëhen vetëm 304 testime (dje) në këtë situatë?

Vatrat e rritura të infeksionit, si në spitale e institucione janë dëshmia se si protokollet nuk zbatohen as në testimin e të dyshuarve, të cilët për pasojë vazhdojnë punën, apo edhe në gjurmimin e kontakteve e karantinimin e tyre. Dhe fatkeqësisht me këtë lloj papërgjegjshmërie, trajtohet edhe personeli mjekësor i infektuar.

Cdo ditë e më shumë denoncohen raste të qytetarëve që me shfaqjen e simptomave zgjedhin të vetizolohen me ndjenjë pergjegjësie ndërsa presin më kot për ditë e javë të tëra një test nga strukturat e qeverisë së papërgjegjshme.

Nga ana tjetër, mungesa e trajtimit mjekësor, po deklarohet me zë e figurë nga vetë mjekët e spitaleve Covid, se pacientët u vijnë në gjendje kritike, atëherë kur shanset për t’i kuruar mbeten tejet të ulëta. Përse kjo lloj papërgjegjshmërie? Kemi mungesë kapacitetesh? Kemi mungesë testesh? Kemi mungesë ilacesh? Prandaj shfaqen shishe uji përkrah serumeve në fotot që shpërndan ministrja e shëndetësisë? Me cfarë po kurohen të infektuarit me Covid në spitale?

Kjo mungesë transparence dhe propaganda verbale e vizive me kamerat e ERTV-së, bëjnë që qytetarët me të drejtë të mos besojnë më tek qeveria, e për pasojë as tek këshillat e saj! Nuk ka fatkeqësi më të madhe se të kesh një qeveri të tillë!

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!