Kavaja dhe Durrësi mban numrin më të madh të rasteve me COVID këtë të enjte me 22 të prekur. 11 raste i përkasin Kavajës dhe 11 Durrësit.
Burime për “ABC News” treguan se në Durrës kemi të disa vatra të reja, të cilat nuk dihet nga janë infektuar.
Pjesa tjetër mësohet se janë infektuar nga kontaktet në punë.
Ndërsa në Kavajë burimet thonë se kemi të bëjnë me dy pjesëtarë të së njëjtës familje, ndërsa nëntë të tjerët mësohet se janë kontakte.
Përsa i përket rastit në Tepelenë, “ABC News” mësoi se ai është pompisti i një karburanti. Ndërkohë dyshohet se është infektuar në një dasmë në Tiranë.
Ndërkohë qyteti i Gjirokastrës ditën e sotme nuk ka shënuar asnjë të prekur me COVID-19.