Vatra në Majën e Rrunës ende problematike, pritet helikopteri për ndërhyrje

schedule09:06 - 16 Gusht, 2021

schedule 09:06 - 16 Gusht, 2021

Situata në Majën e Rrunës vijon të jetë problematike. Komisioni i Mbrojtjes Civile në Prefekturën e Kukësit bën me dije se pavarësisht punës së bërë vatra është ende aktive.  Nërkohë pritet një helikopter për ndërhyrje.

“Situata e zjarrit të rënë në Maja e Rrunës Nj.Ad Malzi bashkia Kukës vazhdon të jetë problematike me gjithë punën e bërë nga forcat e angazhuara nga bashkia Kukës dhe forcat e DMR-së Kukës.

Sot nga bashkia janë angazhuar 10 forca të MZSH-së, 6 punonjës të pyjores dhe Nj.Ad Malzi, 4 nga komuniteti dhe 15 forca të DMR-së Kukës. Ne pritje per helikopter,” thuhet në njoftim. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!