Vatër e re infeksioni, tre italianë me COVID 19 në Tiranë

schedule12:00 - 19 Mars, 2020

schedule 12:00 - 19 Mars, 2020

Pesë raste të tjera janë konfirmuar pozitivë këtë të enjte në vendin tonë m es të cilëve jan ëtre shtetas italianë që ndodhen aktualisht në Shqipëri.

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, përmes një deklarate për mediat ka informuar se gjatë 24 orëve të fundit në testimin e 32 rasteve të 2 pesë kanë rezultuar pozitive 5 persona mes të cilëve tre shtetasit italianë që nodheshin në Tiranë dhe dy persona nga Kavaja.

Gazetarja Ajgena Korbi raporton për ABC News se pas konfirmimit të tre rasteve që ishin shtetas italianë në vendin tonë, kanë nisur një hetim për të zbuluar kontaktet që ata kanë pasur në vendin tonë. Gjithashtu gazetarja e abcnews.al bën me dije se autoritetet shëndetësore mohojnë te kenë sipërmarrje në  Shqipëri.

Ndërkohë tre italianët e infektuar dy burra dhe një grua po trajtohen tek infektivi.

Deri në këto momente testuar 697 janë raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 64 raste:

Tiranë 45 qytetarë

Durrës 5 qytetarë

Lushnje 2 qytetarë

Elbasan 2 qytetarë

Fier 6 qytetarë

Rrogozhinë 2 qytetarë

Kavajë 2 qytetar.

Gjithahstu si pasojë e përhapjes së koronavirusit deri më tani në vendin tonë se janë shënuar deri tani dy raste humbje jete. Ndërkohë në Spitalin Infektiv ndodhen 32 pacientë të shtruar, ku 3 pacientë janë në terapi intensive, por asnjëri prej tyre nuk është në respiracion të drejtuar. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!