Vate Staka zgjidhet anëtar i KLP

schedule15:59 - 11 Prill, 2019

schedule 15:59 - 11 Prill, 2019

Asambleja e përgjithëshme e prokurorëve me 135 vota pro zgjedh Vate Stakën anatër të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Gjatë Asamblesë prokurori i Tiranës Sokol Malaj së bashku me 45 prokurorë të tjerë kanë kërkuar ndryshim të rregullores së miratuar më herët. Debati ka përshkallëzuar dhe Marku i hakërrehet prokurorit “Mbledhjen e drejtoj unë, dil jashtë”.

Vatë Staka do të jëtë anëtari më i ri i Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Staka u zgjodh me 135 vota pro nga 216 prokurorë që votuan.

Gjatë zhvillimit të Asamblesë së Përgjithshme të Prokurorëve, pati përplasje mes një grupi prokurorësh dhe Prokurores së Përgjithshme të Përkohëshme Arta Marku. Pas hapjes së mbledhjes drejtuesja e Asamblesë prokurorja e Përgjithëshme fton kandidatin e vetëm Vatë Staka që të paraqesë platformën për në KLP, por prokurori Sokol Malaj në mënyrë të befasishme ngjitet në podium dhe kërkoi ndryshim të rregullores që është miratuar në Asamblenë e parë në (Dhjetor) dhe se për këtë ndryshim kishin firmosur 45 prokuror.

Pas replikave me Arta Markun prokurori i Tiranës zgjodhi të largohej nga Asambleja e Përgjithëshme e Prokurorëve.

Shembullin e tij e ndoqën edhe 13 prokurorë të tjerë që u larguan nga asambleja pa votuar. Të pranishëm në këtë Asamble ishin 230 prokurorë nga 290 në total.

Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku nuk pranoi që të fliste për median, nëse do të kandidojë për mandatin 7 vjeçar si prokurore e Përgjithshme. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!