Vata: Tirana fitoi titullin prej Egbo! Nuk ka fusha, ABC e futbollit s’mësohet në pallat

schedule08:21 - 11 Dhjetor, 2020

schedule 08:21 - 11 Dhjetor, 2020

Rudi Vata, veçse për Vllazninë, foli edhe për Tiranën në emisionin “Pressing”ABC. Kritikat e tij nuk munguan për largimin e trajnerit Emmanuel Egbo, si dhe për mungesën e marrëveshjes për rinovimin me sulmuesin Michael Ngoo. Shkodrani shikon një Tirana me probleme, si dhe një kampionat që vuan prej terreneve jo të mira.

“Largimi i Egbo mendoj se ishte i padrejtë. Arsyeja pse Tirana e fitoi kampionatin ishte ai. Kurrë nuk do kishin atë paraqitje dhe karizëm. Ata erdhën në rritje. Sot flasim për trajnerin e Vllaznisë që i përgjigjen lojtarët. Kjo i ndodhi edhe Egbosë.

U fillua të flitej që vjet se ikën Ngoo. Pse duhet të ndodhte kur dolën kampion. Nuk është besuar kurrë te Ngoo. Trajnerit duhet t’i ofronin kontratë 3-vjeçare. Ishte politikë e gabuar largimi i Egbo. Ata kanë politikat e tyre dhe bëjnë çfarë duan.

Në fund të sezonit do të shohim, pasi fituan kundër Laçit që është në krizë. Gjithsesi nuk duhet të harrojmë presionin Laska, pasi në kohë krizë e menaxhon më mirë se kushdo ekipin. Tiranën do e shohim me Apoloninë, që nuk duhet nënvlerësuar. Të gjithë kanë probleme.

Nëse flasim për Tiranën e madhe, nuk është e madhe ajo që e shpëton portieri në Laç. Kjo Tiranë ka probleme. Derisa Tirana nuk bën lojë kampione, nuk kemi çfarë flasim. Kampionati është i varfër, shikoni kushtet ku luhet dhe si ambientohen skuadrat. Infrastruktura do krijojë shumë probleme.

Një ekip me koncept loje nuk mund të shfaqë veten në këto fusha. Pashë Fierin, Ballshin dhe Kamzën, apo fushën në stadiumin e ri, dhe terrenet janë përtokë. Jemi në vitin 2020, nuk duhet të presim të kemi terreni të vitit 1970.

Atëherë kishte 70 fusha sportive në Tirana, sot nuk ke asnjë. ABC-në e futbollit ku e ke mësuar (i drejtohet Florian Rizës), në shkallët e pallatit?  Në fushë me baltë vetëm fizikisht mund të luash. Vllaznia ashtu e mundi Kastriotin në Kamzë”, tha mes të tjerash Vata. /abcnews.al