Vasilis Petropoulis është bërë i njohur pasi di të kërcejë shumë mirë vallet shqiptare. Kërcimtari grek ka treguar se është shumë i apasionuar pas kulturës shqiptare dhe tashmë ka mësuar vallet duke filluar nga Çamëria, Kosova, Maqedonia deri te Arbëreshët e Italisë.
Për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, ai u shpreh: “Gjithmonë kam qenë kurioz se si kërcejnë shqiptarët, çfarë kulture kanë dhe shikoja video të ndryshme dhe më pëlqente shumë, klarineta për shembull dhe isha kurioz kur e pashë më pëlqeu rezultati, fillova ta mësoj dhe t’jua tregoj të tjerëve.
Të gjitha i kam parë deri në Kosovë kam arritur, ku ka shqiptarë dhe kulturë shqiptare, i kam mësuar të gjitha.”, u shpreh ai. “Shqipëria është një shtet shumë i dashur dhe nuk shfaqet as sa duhet, dua të tregoj se cila është kultura shqiptare.”, shtoi më tej.
“Vallja e Rugovës është më dinamike, ka lëvizje të mprehta, gratë kanë një stil shumë të bukur ndërkohë në Tropojë janë më dinamike. Ndërkohë në Kukës ka një ritëm tjetër por pak a shumë janë të njëjtë nga ana dinamike, dhe të treja tregojnë shpirtin e shqiptarit.”, thotë ai. /abcnews.al


