Kreu i grupit parlamentar Taulant Balla këshilloi deputetët e opozitës në Kuvend të acaruar pas fjalimit të tij duke ironizuar presidentin Ilir Meta.
“Qetësohuni. Unë njoh një person që ka kaluar në këto faza. Në fillim i iku dashuria, tani po i ikën mendja. Mos u futni në këto faza se nuk ju bëjnë mirë për shëndetin mendor”, tha Balla.
Menjëherë pas tij, replikën e kërkoi Kujtim Gjuzi i cili debatoi me drejtuesen e seancës Vasilika Hysi. “Po bëni më keq se Ilir Meta sot”, iu përgjigj Hysi.
Nga ana tjetër Gjuzi akuzoi partitë e mëdha në vend se bashkëpunojnë për ndarjen e pushtetit.
“Ju bashkëpunoni me PD. Ju jeni dy nëndetëset. Dy motorët janë Luli me Edin. Qeveri me akademikë. I hoqët akademikët nga listat e PS. Dogjët dje ditën e verës”, tha Gjuzi./mv.abcnews.al