Vasili: Të gjithë në këmbë, nuk ka më kohë, 25 prilli do të jetë dita e ndëshkimit

schedule11:48 - 13 Tetor, 2020

schedule 11:48 - 13 Tetor, 2020

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili këtë të martë përmes një konference për mediat ka bërë një pasqyrim të situatës në të cilën ndodhet vendi, që sipas tij është shumë e vështirë.

Vasili në fjalën e tij duke i renditur një pas një situatat nga naftëtarët tek përmbytjet nga shirat e fundit, ka bërë fajtor qeverinë.

Sipas tij, zgjidhja është 25 prilli, kur edhe do të jetë dita e ndëshkimit, për të gjithë pushtetarët që kanë abuzuar.

“Kjo është një qeveri kriminale dhe hajdute. 60 mln euro taksa ia fali Armos, nuk ia mblodhi, që do të thotë 70 e ca mld lekë të vjetra. Ndërsa para për të paguar punonjësit nuk ka. Kryeministri rreh gjoksin dhe krenohet që nuk i bën njeri presion. Nuk po iu bëjnë presion, por po kërkojnë hakun e tyre.

Ky që ka miliarda për ti dhënë oligarkëve për koncesione, ky një 10-fishon çmimin e një km rrugë për të rrëmbyer para, ky që pretendon se po bën rilindjen urbanë, po vdes qytetarët. Çdo qytetar e kupton se çfarë hajdutërie ka qenë. U ngjeshën me beton pa fund dhe qytetet përmbyten.

Sot është e qartë se përballë ka një qeveri të inkriminuar deri në palcë, që nuk pyet për naftëtarët.

Ndaj duhet të gjithë në këmbë të vlerësojmë çdo moment. Të krijojmë bazën për një ndëshkueshmeri shembullore për këtë kërdisje që i është bërë shtetit. 25 prilli do të jetë dita e ndëshkimit, shpagimit dhe çuarjes para drejtësisë të racës më të keqe. Nuk ka më kohë për të falur asnjë nga këta maskarenj të pushtetit”, u shpreh Vasili./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!