Vasili: Ramës nuk i intereson integrimi i Shqipërisë në BE

schedule14:32 - 29 Janar, 2021

schedule 14:32 - 29 Janar, 2021

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili në një komunikim për mediat deklaroi se kryeministrit Rama nuk i intereson integrimi në Bashkimin Evropian.

Numri dy i LSI u shpreh se Rama ka arritur qëllimin e tij kryesor, që ta pengojë integrimin evropian.

Deklarata e Petrit Vasilit:

Ju tashmë, besoj me shqetësim madhor, keni parë që Edi Rama nuk flet më asnjë fjalë për integrimin evropian, për hapjen e negociatave për anëtarësim, pra për bërjen e Shqipërisë pjesë të Evropës.

Edi Ramës nuk i intereson më absolutisht të flasë për këtë gjë, sepse ka arritur qëllimin e tij kryesor, që ta pengojë integrimin evropian, ti vërë gurë e shkëmbinj, për tu hapur në realitete të tjera jo evropiane, jo perëndimore, sipas një strategjie të mirë menduar.

Konfirmimi i padiskutueshëm për këtë vjen nga Evropa, nga deklarata shumë e fortë e Koordinatorit për Politikën e Jashtme dhe Zgjerimin në Parlamentin Evropian, z. Michael Gahler, i cili në deklaratën e tij konfirmon, veç të tjerave, edhe shqetësimin shumë të madh të Evropës, një shqetësim tronditës të saj, lidhur me çështje madhore të denoncuara nga kjo foltore e Lëvizjes Socialiste për Integrim, për veprime skandaloze dhe mafioze, anti-evropiane, sikurse ishte projekti dhe çështja e Dubait, sikurse ishte dhunimi i 5 qershorit të mënyrë të njëanshme nga Partia Socialiste, pra Rilindja më mirë me thënë, dhe nga skandali më i fundit, më i rëndi nga të gjithë, i pastrimit të parave, ku Ndragheta italiane është ulur këmbëkryq në Tiranë.

Zoti Gahler thotë prerë dhe qartë, pa asnjë ekuivok:

Kur bëhet fjalë për kushtet që Shqipëria duhet të përmbushë përpara fillimit të negociatave të pranimit, miqtë e një Shqipërie evropiane nuk duhet të irritohen shumë dhe për kohë të gjatë nga ata që kanë për detyrë t’i përmbushin! D.m.th. nga qeveria!

Këtë thotë z. Gahler.

Konkluzionet e Këshillit Evropian:

Rekomandimet e Komisionit të Venecias janë të ditura, teksti dhe fryma e marrëveshjes së 5 qershorit është e ditur!

Kjo e fundit, thotë z. Gahler, është shkelur, pra marrëveshja e 5 qershorit, ndërkohë që nuk ka progres në shumë kushte.

Pra Evropa qartë e prerë u jep përgjigje të gjithë atyre që kanë pretenduar se 5 qershori nuk u dhunua dhe se ndryshimet e njëanshme të Kushtetutës nuk qenë prekje e 5 qershorit, duke provuar se gjithë ata që e kanë mbështetur, u kanë bërë shërbim farsës së rilindjes. 5 qershori si tekst dhe si frymë është prekur thotë Evropa.

Më tutje vazhdohet: Kushte të përcaktuara: 

Skandaloze, ligji për median nuk është përmirësuar, thotë z. Gahler.

Zyrtarë të përfshirë në manipulimin e votave i kanë shpëtuar ndjekjes penale;

Të gjithë kujtojnë dosjen 184, mbylljen nga SPAK dhe mos-hetimin e saj

-gjithashtu zyrtarë të lartë të qeverisë i kanë shpëtuar ndjekjes penale, thotë z. Gahler.

 

-pastrimi i parave mbetet një shqetësim i pa adresuar, nisur edhe nga skandali i fundit;

Evropa skandalin e fundit i vë emër dhe e quan ‘skandal’, e quan shqetësim madhor, ndërsa Edi Rama publikisht thotë se nuk ka pse të hetohet shqetësimi i fundit, apo denoncimi i anti-mafias italiane për pastrimin dhe shndërrimin e Tiranës dhe Shqipërisë në një lavatriçe gjigande të pastrimit të parave.

-ngritja e institucioneve të reja të gjyqësorit është e ngadaltë, vazhdon z. Gahler.

Qeveria e Tiranës, pohon ai, nuk duhet të provokojë miqtë e Shqipërisë evropiane, qoftë duke mohuar këto kushte apo duke përgojuar BE-në për ndihmën e saj, ose duke bërë marrëveshje me palë të treta në shkelje të ligjit evropian.

E ku është shkelur ligji evropian? Është shkelur më ligjin e Stabilizim –Asociimit, themeli i të gjithë procesit të integrimit evropian, ai që ndërtoi të tërë bazën për të ecur përpara, pasi darkat e Dubait, projektet e Dubait e të tjera projekte në botë, gjithmonë anti-perëndimore, vazhdojnë ti kundërvihen Evropës në mënyrë flagrante.

  1. Gahler përfundon: Këto janë çështjet që kam ngritur në forume evropiane e do të vazhdoj të ngre për hir të besueshmërisë së vendit dhe të ecurisë së shpejtë drejt anëtarësimit evropian.

Pra, është shumë e qartë që çdo denoncim publik, i rëndë i bërë nga opozita shqiptare merr vulën e shqetësimit më të madh evropian.

Sot të gjithë shqiptarët duhet ta dinë se kanë vetëm një armik, i cili kërkon izolimin e tyre. Kthimin e tyre si përpara viteve ’90 dhe bashkë me të me mjerimin e jashtëzakonshëm që do ti shoqëronte për këtë izolim.

Ndaj 25 prilli është dita për të shkuar drejt Evropës, dita për ta shpëtuar Shqipërinë dhe dita kur çdo shqiptar voton në radhë të parë dhe mbi të gjitha për veten e tij dhe për një të nesërme që është shumë më e mirë se sa kjo e sotme e mjeruar, e cila u ofrohet në mënyrë të pamëshirshme, në mënyrë të përditshme nga Edi Rama dhe të tijët e Rilindjes./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!