Nënkryetari i LSI Petrit Vasili ka deklaruar se karantina dhe pandemia do përdoren për të grabitur e rrëmbyer Teatrin Kombëtar.
Teksa poston vendimin që ky objekt i kalon në pronësi Bashkisë së Tiranës, Vasili shkruan se shëndeti i njerëzve po përdoret si alibi për vjedhjen e pronës publike.
“Karantina dhe Pandemia po perdoren per te grabitur e rrembyer Teatrin Kombetar! Qeveria kuislinge dhe spekullante e zeze grabit Godinen e Teatrit Kombetar.
LEXO EDHE: Tabaku publikon VKM: Teatri kalon në pronësi të bashkisë! Po i hapet rrugë shembjes së tij
Fletorja Zyrtare gropa e riciklimit te korrupsionit gjigand qeveritar formalizon rrembimin e Teatrit nga Bashkia kusare e Tiranes.
Cdo reagim, proteste, refuzim demostrim ne cdo forme eshte legjitim. Pandemia dhe karantina politike po perdoren per te mbuluar grabitjet e medha qeveritare.
Shendeti i njerezve po perdoret si alibi per vjedhjen e prones publike. Ja vendimi i vjedhjes ne Fletoren Zyrtare”, shkruan Vasili./abcnews.al



