Vasili i drejtohet Ramës: Si janë miratuar lejet për kullat që po ndërtohen në Tiranë?

schedule11:30 - 13 Shtator, 2022

schedule 11:30 - 13 Shtator, 2022

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka bërë me dije s ei ka dërguar kërkesë kryeministrit Edi rama, ku i ka kërkuar informacion në lidhje me ndërtrimet në Tiranë.

Vasili pyet a e kanë paguar taksën e infrastrukturës këto kulla, si janë miratuar lejet dhe a janë respektuar këto leje të dhëna.

Postimi i Vasilit në Facebook:

I jam drejtuar me kerkese zyrtare Edi Rames si Kryetar i Keshillit Kombetar te Teritorit.

I kam kerkuar Edi Rames informacion per kullat, qe kane permbytur Tiranen.

I kam kerkuar saktesisht :

a e kane paguar taksen e infrastruktures keto kulla dhe mandatpagesat, qe e provojne kete.

cili eshte dokumentacioni se si jane miratuar keto leje

per sa kate jane dhene lejet e ketyre objekteve

sa eshte respektuar leja e dhene

cilat jane shtesat pa leje.

Qytetaret jane zoter te Tiranes dhe ata do te kerkojne llogari deri ne nje per çdo meter katror te qytetit te tyre.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!