Në disa lagje të Tiranës janë pa energji elektrike për shkak të avarisë në rrjet. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike informon se zona e “Vasil Shantos” në drejtim të Selitës është pa energji prej më shumë se 1 ore. Sipas OSHEE, janë stakuar 4 kabina për shkak të një defekti në një pallat, i cili është ndërtuar mbi kabujt elektrikë prapa ‘Vasil Shantos’.
Po kështu, bëhet me dije se në të gjithë Tiranën ka stakime të energjisë elektrike me intervale kohore për shkak të ngarkesës që kanë transformatorët në NST Qendër, Kashar dhe Selitë
Njoftimi i OSHEE
Prej një ore pa energji zona e “Vasil Shanto” në drejtim të Selitës.
4 kabina të stakuara, defekti në një pallat, i cili është ndërtuar mbi kabujt elektrikë, prapa Vasil Shantos, pranë KESH.
Sikurse shihet ne foto, punonjesit e OSHEE jane duke punuar prane objektit ku kalon fiderit 327 i Nst Selite.
Po ashtu, në të gjithë Tiranën ka stakime nga 10-15 minuta për shkak të ngarkesës që kanë transformatorët në NST Qendër, Kashar dhe Selitë. /abcnews.al